Politika Basha akuzon Ramën se përuroi dy herë të njëjtën fermë: Paratë për...

Basha akuzon Ramën se përuroi dy herë të njëjtën fermë: Paratë për agrobiznesin, vetëm për klientët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po shkatërron agrobiznesin vendas.

Basha publikoi një video për të cilën thotë se kreu i qeverisë vijon me propagandën me regji qendrore duke përuruar dy herë të njëjtën firmë në dy vite të ndryshme.

Sipas Bashës është e qartë se subvencionet e AZHBR-së janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës.

“Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qendrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare”, shkruan mes të tjerash Lulzim Basha.