Sandro Tonali u prezantua sot te Milani. Talenti nga Lodi, ish-i i Brescias tregon prapaskenat e merkatos dhe flet edhe për kuqezinjtë dhe Ibrahimovic. “Agjenti im negocioi, duke më lënë jashtë këtij biznesi për të mbajtur kokën të lirë dhe për të qenë i qetë në fushë. Kishte shumë besim midis tij dhe meje. Sapo dëgjova për Milanin, ai e dinte për pasionin tim dhe nuk kishte nevojë të bisedonte, ndaj vazhdoi të punonte. Kur dëgjova për Milan i mbylla dyert kujtdo! Kam lindur milanist dhe kuqezi, sepse im atë ma ka përcjellë. Kur dolën lajmet isha në shtëpi, vazhdova ditën në të njëjtën mënyrë, isha shumë i qetë, mbrëmjen e ditës pas, i telefonova agjentin tim me qetësi”.
Ibrahimovic – “Ai është një nga ata që më goditi më shumë, e admiroja atë në Milano. Është e mrekullueshme të jesh në gjendje të luash me të, ai është një idhull, mund të mbajë të gjithë Milanin në supet e tij dhe t’i çojë drejt fitores. Ai është një person që duhet të merret si shembull”.
Cellino – “Ishte fanella që doja të vishja për një kohë të gjatë. Kam një marrëdhënie të mirë me Cellino, ai e kupton futbollin dhe më kuptonte shumë. Që nga dita e parë ai më tha që duhet të bëja zgjedhjet e mia dhe e mbajti fjalën e tij. E pyeta presidentin nëse do të mund ta bënte këtë përpjekje ndaj meje. Erdhi të më takonte dhe u tregua një super person. Kur dëgjova Milan, i mbylla derën kujtdo”.