Kryesore Rama takon Erdoganin në Turqi: Për çfarë biseduam

Rama takon Erdoganin në Turqi: Për çfarë biseduam

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar në Marmara të Turqisë presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto nga takimi, sipas tij i përqendruar në “sfidat e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Takimi mes tyre duket informal, pa protokoll zyrtar dhe me nga një çaj turk në tavolinë.

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij…

Posted by Edi Rama on Monday, 14 September 2020