Politika Topalli: Basha herë shkon me Ramën herë me Metën, herë me të...

Topalli: Basha herë shkon me Ramën herë me Metën, herë me të dy bashkë

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se në një pushtet pa moral nuk mund të vijnë as vota, duke iu referuar koalicionit PD-LSI.

Në një intervistë për Report Tv, Topalli deklaroi se Partia Demokratike herë shkon me Ramën, herë me LSI-në dhe herë të tjera i lufton ato.

“Unë besoj se pa një pushtet me moral as votat nuk vijnë, meqë gjërat i llogarisin vetëm me votat. Partia Demokratike nuk ka pasur nevojë për asnjë forcë politike kur ajo kishte pushtet moral brenda vetes.

Kur i qëndronte vlerave dhe i qëndronte të vërtetave. Në qoftë se i ik të gjithë këtyre, atëherë sigurisht që herë shkon me Ramën, herë shkon me LSI-në dhe pastaj shkon me të dy bashkë.

Pastaj bën sikur po i lufton dhe pastaj ndan përsëri pazare. Unë besoj se kjo lojë nuk mund të ecë shumë gjatë, sepse është një varfëri shumë e madhe për të parë liderët e partive tek ndërrojnë vilat e tek rrisin kuotat e tyre bankare qoftë edhe në emër të familjarëve të tjerë”, tha Jozefina Topalli.