Jurgen Klopp ka reaguar për herë të parë pas ceremonisë së mbajtur për “Topin e Artë”, të cilin e fitoi Lionel Messi. Argjentinasi mposhti Virgil Van Dijk, i cili u rendit i dyti, me vetëm shtatë pikë diferencë.
Trajneri i Liverpool duket se nuk ka qenë dakord me vendimin që ta fitonte Messi, pasi sezoni i shkuar ishte mjaft impresionues për Van Dijk. Klopp thekson se Leo është lojtari më i madh që ka parë ndonjëherë në jetën e tij, por edhe nëse fitonte Van Dijk do të ishte e drejtë.
“Vendimi i Topit të Artë është marrë nga gazetarët apo jo? Kështu e shohin njerëzit dhe nuk është problem. Unë e shoh krejtësisht ndryshe, njerëz të tjerë po ashtu. Por nuk ka absolutisht asnjë problem. E kam thënë gati 500 herë që Lionel Messi është lojtari më i mirë që kam parë në jetën time. Por nëse shohim vetëm sezonin e shkuar, atëherë unë kurrë nuk kam parë një sezon më impresionues për një mbrojtës se sa ai i Van Dijk, sinqerisht. Kështu që do të ishte e drejtë edhe sikur ta fitonte Van Dijk!”