Sport Topi i Artë nuk do të jepet këtë vit

Topi i Artë nuk do të jepet këtë vit

“France Football” ka deklaruar se Topi i Artë, trofeu prestigjioz personal që i jepet çdo vit një futbollisti, nuk do të ndahet këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kryeredaktori i “France Football”, Pascal Ferré, tha se nuk ishin plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e edicionit të vitit 2020.

“Për herë të parë që prej vitit 1956, Topi i Artë nuk do të akordohet, sepse besojmë që ky vit kaq i veçantë nuk mund të trajtohet si normal. Nga perspektiva sportive, dy muaj (janari dhe shkurti) janë shumë për të lejuar një gjykim të drejtë të lojtarëve. Pa përmendur faktin që ndeshjet e tjera u luajtën ose të luhen në kushte jo të zakonshme. Për të shmangur llogaritjet e ndërlikuara, vendosëm të zgjedhin alternativën më pak të keqe. Vendimi nuk na gëzon, por duket si më i përgjegjshmi. Topi i Artë do të rikthehet në vitin 2021”.