Duke folur për “Sky Sport”, Francesco Totti u ndal në tema të ndryshme, duke filluar nga ndeshjet e Romës kundër Torinos dhe Feyenoord: “Janë dy ndeshje krejtësisht të ndryshme, por kanë një rëndësi të njëjtë, sepse në to luhet Europa. Megjithatë, finalja është shumë e rëndësishme, sepse ka një trofe për t’u rrëmbyer”.
Mourinho është më i miri për t’u përballuar sfida të tilla…
Ka fituar shumë trofe, askush nuk di të luajë një finale evropiane më mirë se ai. Nuk është Liga e Kampionëve, por duhet respektuar dhe fituar. Ai do të jetë në gjendje të menaxhojë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.
A e mbaje mend një “Olimpico” të tillë?
Jo, ndryshimi i Romës ka marrë një rrugë tjetër. Përpjekja e tifozëve të Romës është e ndryshme nga të tjerët. Të kesh një stadium plot është avantazh i madh.
Pellegrini, a është lojtari i duhur për kapiten?
Të gjithë kanë momente të vështira, i kam pasur edhe unë, por e kam thënë gjithmonë: si figurë, si personazh dhe si lojtar, ai ka karizëm dhe profesionalizëm. Ai ka gjithçka për të qenë kapiten, si unë dhe si De Rossi.
A do të ktheheni ndonjëherë te Roma?
Ne i dimë problemet që kanë ekzistuar, por pronarët e rinj kanë ide të tjera nga e kaluara. Pastaj, dasmat bëhen gjithmonë dyshe. Megjithatë, e rëndësishme është që Roma të shkojë mirë.
A do ta fitojë Roma finale e “Conference League”?
Nuk dua të parashikoj asgjë për fat (shfaqet supersticioz), shpresoj ta marrim në shtëpi. Do të jem në Tiranë, nëse gjej mundësi fluturimi.
Kush do ta fitojë titullin?
Milanit i mungon një pikë dhe nuk do ta humbasë këtë mundësi. Do të shohim nëse ai mund të përfitojë nga kjo mundësi, por unë mendoj se po. Për Interin, disfata në Bolonja ishte vendimtare, Më përpara mendoja se zikaltrit mund ta fitonin titullin.
Çfarë mendoni për lamtumirën e Dybala nga Juve?
Do të shohim nëse mund ta sjellim në Romë, do ta takoj të hënën dhe shpresoj ta bind. Jemi në Milano për ndeshjen me Eto’o, do të luajmë së bashku dhe do t’i jap pak këshilla. Do të përpiqem t’i fiksoj diçka në kokën e tij, le të shpresojmë se mundemi. Roma është e të njëjtës ide si unë për të.