Aktualitet Trafikoi një ton kanabis drejt Italisë, Apeli lë në fuqi dënimin për...

Trafikoi një ton kanabis drejt Italisë, Apeli lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit.

Hekuran Marku është dënuar me 13 vite burg që me gjykim të shkurtuar shkon në 8.8 vite burg.

Ai u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Dy ish-truproja të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të arrestoheshin jashtë vendit pasi ishin shpallur në kërkim.

Hekuran Marku u arrestua në Gjermani, ndërsa Paul Deda alias Agustin Deda do të ndalohej në Francë.

Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth një ton kanabis drejt Italisë.

Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e katër të penduarve të drejtësisë të cilët kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë.