Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Çokollata”, duke arrestuar 3 shtetas dhe sekuestruar 111 kg kanabis në formën e çokollatës.
U kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.
Mesditën e sotme, shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike. Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate.
Gjithashtu, gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G.