Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habilajt, i dënuar në Itali dhe Shqipëri për trafik të lëndëve narkotike.
Gjykata pranoi në këtë mënyrë kërkesën e SPAK për të konfiskuar asetet me vlerë 82 milionë lekë të Habilajt.
Pasuria e konfiskuar përmban prona të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Moisi Habilajt dhe të afërmve të tij.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor Moisi Habilajn për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal dhe e ka dënuar me 10 vite burg.
Grupi i Habilajve u gjykua dhe u fajësua edhe nga drejtësia italiane lidhur me trafikun e kanabisit, por Moisi Habilaj u arratis nga masa e “arrestit shtëpiak” para se dënimi të merrte formë të prerë.