Aktualitet Përqafimi i një vrasësi gjakftohtë…

Përqafimi i një vrasësi gjakftohtë…

Pak orë para se të pranonte krimin makabër, Babis Anagnostopulos, piloti i cili vrau bashkëshorten, është fotografuar i përlotur duke ngushëlluar vjehrrën e tij.

32-vjeçari ndodhej në varreza për ceremoninë përkujtimore të së shoqes, kur policia i ngriti kurth duke i thënë se duhej të shkonte urgjentisht për të identifikuar autorin e dyshuar.

Sikurse bëhet me dije nga mediat greke, në këto momente mamaja e 20-vjeçares e pyeti se çfarë po ndodhte dhe ai iu përgjigj se duhej të largohej pasi kishte zhvillime për ngjarjen.

Në këtë moment mes tyre pati një përqafim të gjatë dhe lot.

Kujtojmë se pas 8 orësh marrje në pyetje dhe provash të pakontestueshme, Anagnostopulos pranoi se e kishte mbytur bashkëshorten, pasi kjo e fundit i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia bashkë me vajzën dhe do të ndahej prej tij. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Gryka Nera të Greqisë, ka tronditur opinionin publik.