Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur me një familje shqiptare në Itali. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele fëmija i familjes, 10 vjeç, humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi në Fermo. Si pasojë e përplasjes së makinës ka mbetur i plagosur rëndë babai.
Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh Valmirin me Petritolin. Shoferi, një 40-vjeçar, po drejtonte makinën tip “Fiat Panda” humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Për pasojë ai u përplas me një mur.
Për shkak të impaktit të fortë fëmija ka dalë nga makina, duke pësuar plagë të rënda, aq sa i morën jetën menjëherë. Ndërkohë babai ngeci brenda makinës dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Më pas ai u transportua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë në të njëjtin spital, por në morg, u dërguar trupi i pajetë i djalit të tij.
Shqiptari kishte kohë që jetonte me familjen në Itali. Ata banonin në Valmir. Djali 10-vjeçar kishte lindur në Itali dhe ishte rritur atje.