Një aksident i frikshëm është regjistruar në kampionatin Botëror të Formula 2. Viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë ka mbetur piloti 22-vjeçar Anthoine Hubert.
Aksidenti ndodhi gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës me francezin që u përplas më makinën e amerikanit Juan Manuel Correas, teksa ishte me shpejtësi 273 km/h.
FIA në një komunikatë zyrtare bëri të ditur se Hubert menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital dhe ndërroi jetë në orën 18:30 me orën lokale, ndërsa Correa u transportua në një spital të Liege dhe është në gjendje stabël.
Gara u ndërpre menjëherë pas aksidentit, për t’u anuluar pak minuta më vonë. Hubert, që garonte me skuadrën BWT Arden renditej në vendin e 8-të në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit dhe këtë sezon kishte regjistruar 2 fitore në Monaco dhe në Francë.