Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha ujore për këtë vit, me emigrantë që përpiqen të futen në Europë.
Varka që u mbyt ditën e sotme në Mesdhè ishte nisur nga Libia, sipas agjencisë së OKB për emigrimin.
Incidenti ndodhi rreth 60 kilometra larg Sfaksit, në jug të kryeqytetit të Tunizisë.
50 janë gjetur deri tani të vdekur, 16 të mbijetuar, por mendohet se numri i jetëve të humbura është në total 70.
Të mbijetuarit janë shpëtuar nga varkat e peshkimit që ndodheshin pranë, ndërkohë që edhe ministri italian, Salvini, lejoi që një varkë me 30 emigrantë të shpëtuar të ndalonte në një port italian. Por ai tha se varka do të sekuestrohej dhe s’do të dilte më në det.