Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa u përfshi nga flakët e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar rreth orës 18:30.
Sipas policisë, u përfshi nga flakët banesa në pronësi të qytetarit me iniciale V.S., i cili ndodhet në Greqi.
Në këtë banesë jeton me qira 54-vjeçari S.K., i cili për fat të keq humbi jetën si pasojë e flakëve të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.