Tmerri që po kalon Italia, sidomos ajo e veriut nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Lajmet që vijnë nga vendi fqinj janë tmerruese.
Vetëm këtë të premte kanë humbur jetën 627 persona nga COVID-19.
Për fat të keq ky është një rekord për viktimat brenda 24 orëve në Itali.
Gjysma e viktimave janë vetëm në Lombardi.
Shefi i emergjencave civile në Itali, Borrelli deklaroi se në total numri i viktimave ka shkuar në 4032 persona.
Ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 4670.
Të shëruarit janë rritur me 689 më shumë duke shkuar në 5129, ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 37 860.