Pjesëtarët e bandave rivale të Zelandës së Re janë fotografuar duke ngushëlluar njëri-tjetrin në Christchurch, një ditë pas sulmit terrorist ku 49 besimtarë u vranë brenda një xhamie të qytetit. Në zonë mbërriti edhe Kryeministrja Jacinda Arden, e cila u takua me familjarët e viktimave.
Në të gjithë vendin njerëzit janë mbledhur në shenjë solidariteti me viktimat dhe të plagosurit, që janë mbi 40. Në qytetin e masakrës mbërritën edhe pjesëtarët të bandës “Mongrel Mob”, një grup famëkeq në Zelandën e Re, i përbërë kryesisht nga persona me prejardhje nga Europa. Rivalët e tyre më të mëdhenj janë banda “Black Poëer”, e përbërë kryesisht nga persona me ngjyrë dhe polinezianë.
Ndërsa Kryeministrja Arden, pas takimit me liderët e komunitetit mysliman të Zelandës së Re, tha: “Ata ndajnë të njëjtin mendim me ne, që kjo nuk është Zelanda e Re që njohin. Nuk është vendi që i mirëpriti”.