Në historinë e aviacionit ka pasur shumë aksidente, por asnjëra e krahasuar me tragjedinë që ndodhi në Mezhdurechensk të Rusisë 25 vjet më parë.
Në këtë ditë, pikërisht para një çerek shekulli, 23 mars 1994, nga aeroporti Sheremetievo i Moskës u ngrit një Airbus A310 i kompanisë ruse Aeroflot për një fluturim drejt Hong Kongut.
Gjithçka kaloni në mënyrë rutinore deri kur pas 4 orë dhe 19 minuta pas ngritjes, avioni ra në një pyll më Mezhdurechensk. Të 75 njerëzit në bord vdiqën, 63 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.
Por ankthi i shkaktuar nga aksidenti nuk u ndal, pasi rezultati i hetimit nxori një arsye tronditëse.
Një video nga kutitë e zeza tregoi se shkaku i katastrofës ishte një faktor njerëzor: Një djalë 15-vjeçar ishte përgjegjës për drejtimin e aeroplanit!
Gati 3 orë e gjysmë pas nisjes, komandanti i ekuipazhit, kapiteni Jaroslav Kudrinski, ftoi në kabinë dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin, Jana dhe Eldar.
Para se t’u lërë komandën fëmijëve, Kudrinsky u kthye në funksionin e autopilotit. Vajza, 13-vjeçarja Jana nuk kreu asnjë lëvizje. Por pastaj komanda u mor nga vëllai i saj, 15-vjeçari Eldar Kudrinski, i cili ngadalë ndryshoi drejtimin e timonit.
Lëvizja shkaktoi shkyçjen e pjesshme të autopilotit. Shumica e sistemeve vazhduan të operonin në autopilot, por kontrolli i aileronit kaloi në operacionin manual.
Askush në kabinë nuk e vuri re këtë, sepse pilotët ishin mësuar me aeroplanë ku bëhej një bip nëse aileroni ishte vendosur në operacion manual. Megjithatë, në Airbus, u ndez vetëm një dritë që askush nuk e vuri re.
Eldari vuri re se diçka ishte e gabuar kur avioni të anohej në të djathtë.
Aeroplani kaloi gati në 45 gradë kur piloti u përpoq të parandalonte katastrofën. Më pas kaloi në 90 gradë dhe filloi të binte fort.
Për shkak të rënies së shpejtë, kapiteni Kudrinski as nuk mundi të zërë vendin e tij. Kur ekuipazhi në fund mori kontrollin e avionit, ishte tepër vonë.
Ata nuk ishin në gjendje të dallonin pozicionin e aeroplanit, domethënë që kishin rënë në një lartësi të vogël.
Airbus A310 preku majat e pemëve dhe u rrëzua në pyll.