Ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë këtë të martë me tërmetin e fortë që ka provokuar shumë viktima, ka nxjerre në pah një edhe një element tjetër: Forcën e jashtëzakonshme të shqiptarëve për t’iu gjendur pranë njeri-tjetrit në këtë moment kritik.
Veç ndihmës konkrete nga shumë vende europiane, shqiptarët brenda vendit, në Kosovës, Maqedoni e Mal të Zi por edhe diaspore kanë ndërmarrë menjëherë fushata për mbledhjen e ndihmave.
Qindra mijëra euro, ushqime, veshmbathje etj, janë mbledhur në kohë rekord e po ashtu shumë vullnetare janë bërë bashkë për të qenë afër zonave të prekura nga tërmeti.