Aktualitet Tragjike/ Shpëtohet 30-vjeçarja në Durrës, por humb të bijën 8-vjeçare

Tragjike/ Shpëtohet 30-vjeçarja në Durrës, por humb të bijën 8-vjeçare

Forcat RENEA kanë shpëtuar një tjetër persona nga rrënojat në Durrës.
Policia bën me dije se është nxjerrë e gjallë një 30-vjeçare nga rrënojat e një pallati 6-katësh.

30-vjeçarja sipas Ministrisë së Mbrojtjes është personi i 44 që është nxjerrë gjallë nga rrënojat.
Ndërkohë, rreth dy orë më parë RENEA bën me dije se ka nxjerrë të pajetë nga rrënojat vajzën e saj të mitur 8-vjeçare.

Mësohet se 30-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.