Kuriozitete Tragjeditë që kanë ndodhur të premteve, datë 13

Tragjeditë që kanë ndodhur të premteve, datë 13

E premtja 13, është një datë e rrethuar nga supersticionet në shumë kultura të botës. Shumë persona, kur data 13 rastis në ditë të premte, tregohen shumë të kujdesshëm e madje frikësohen. Por, a ka arsye për t’u trembur nga e Premtja 13?

Lidhja e kësaj dite me fatin e keq e ka zanafillën kur Filipi IV, Mbreti i Francës, urdhëroi shkrirjen e Urdhrit të Templarëve, në 13 tetor 1307. Shumë prej tyre u torturuan dhe u dogjën në turrën e druve. Që nga ajo kohë, gjithçka tragjike që ndodh në një të premte 13 shihet me lupë.

Tragjedia e Andeve

Një avion i Forcës Ajrore të Uruguajit përplaset në 13 tetor 1972 në Ande, në Mendoza të Argjentinës. Në avion udhëtonin 40 pasagjerë. Në vendin e përplasjes nuk kishte as bimë dhe as kafshë, kështu që ata nuk kishin me çfarë të ushqeheshin. Për këtë arsye, të mbijetuarit vendosën që të hanin trupat e pajetë të personave që kishin vdekur në aksident. Vdiqën 29 persona dhe mbijetuan 16.

Zjarret e të Premtes së Zezë

Në 13 dhjetor 1939, në Viktoria të Australisë ra një nga zjarret më të mëdhenj në histori. U dogjën rreth 2 milionë hektarë pyje dhe 71 persona vdiqën. Gjithashtu, mijëra familje mbetën të pastrehë nga ky zjarr.

Mbytja e Costa Concordia

Përveç Titanikut, mbytja e Costa Concordia është një nga tragjeditë më të mëdha sa i përket mjeteve ujore. Kroçera luksoze u përplas me shkëmbinjtë në ishullin Giglio të Italisë dhe për pasojë vdiqën 32 persona. Ngjarja ndodhi në 13 janar 2012 dhe aksidenti ishte si pasojë e një gabimi njerëzor.

Atentatet në Paris

Mbrëmjen e 13 nëntorit 2015, Parisi përjetoi natën e tij më tragjike pas disa sulmeve terroriste nga ISIS, që shkaktuan 137 viktima dhe mbi 400 të plagosur.

Cikloni Bohla

Në 13 tetor 1970, cikloni Bohla goditi bregun jugor të Azisë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 500 000 personave. Ky ciklon njihet si një nga fenomenet meteorologjikë më vdekjeprurës në histori. Nga përmbytjet, qindra mijëra persona në Bangladesh mbetën të pastrehë.