Një ngjarje tragjike është regjistruar në Fier këtë të diel, ku Policia thotë se një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë një bombol oksigjeni.
Sipas Policisë, i mituri është sjellë nga familjarët në spital për të marrë mjekim, por si pasojë e dëmtimeve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.