Aktualitet Kush është rusja që mori pjesë në sulmin në uzinën e Gramshit

Kush është rusja që mori pjesë në sulmin në uzinën e Gramshit

Svetlena Timofoeva, 33-vjeçarja ruse u arrestua bashkë me dy shtetas të tjerë nga të cilët njëri rus dhe tjetri ukrainas pas incidentit të një dite më parë në uzinën e armëve në Gramsh.

33-vjeçarja u arrestua jashtë rrethimi të uzinës bashkë me ukrainasin 25-vjeçar në makinën me të cilën të tre shtetasit udhëtonin.

Në rrjetet sociale 33-vjeçarja njihet me emrin Lana Sator, blogere dhe fotografe e zonave ushtarake të braktisura. Foto të objekteve apo armëve të vjetra ushtarake shihen kudo në profilin e saj në Instagram.

Në dëshminë e tyre në polici, dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas të kapur pasditen e së shtunës teksa tentonin të hynin në uzinë e armëve  në Gramsh i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti