Aktualitet Trajleri përplas autobusin në Qafë-Thanë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Trajleri përplas autobusin në Qafë-Thanë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Një e moshuar ka humbur jetën, ndërsa dy gra të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në Qafë Thanë.

Sipas policisë, “në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan”.

Nga aksidenti humbi jetën shtetasja R.H. 82 vjeçe, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.