Përkujtimi i këtij 21-vjetori të Azem Hajdarit, e ka ndarë si familjen ashtu edhe politikën për vendin e kryerjes së homazheve.
Rudina Hajdari zgjodhi të shkojë fillimisht në ceremoninë e kuvendit te varrezat e dëshmorëve e më pas u pa krah Berishës e Bashës si dhe familjarëve të saj tek memoriali.
Ndërsa presidenti Meta ka zgjedhur t’i kryejë homazhet te memoriali. Po ashtu në ceremoni është parë edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.