Tre deputetë të rinj nga radhët e opozitës janë betuar sot në Parlament.
Ata vijnë nga listat shumëemërore e Partisë Demokratike.
Korba Lita në qarkun e Tiranës, Arlind Çaçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër bënë sot betimin.
Ndërkohë ditën e djeshme dy kandidatë të tjerë nga listat e Partisë Demokratike dhe LSI kanë dorëzuan në KQZ formularin e dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.
Andi Përmeti është në listat e PD në qarkun e Korçës, ndërsa Eugen Bojaxhiu është kandidat në listën e LSI në qarkun e Beratit.
Numri i deputetëve aktualisht në Kuvend ka shkuar në 103.