Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë.
Trupa gjykuese është përcaktuar ditën e enjte përmes shortit që është hedhur në orën 13:30.
Më 19 Shtator të vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin Tahiri duke e dënuar me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.