Bota “Tre gjyshër më vdiqën nga kanceri”, mikja e Shqipërisë për kontroll në...

“Tre gjyshër më vdiqën nga kanceri”, mikja e Shqipërisë për kontroll në spital

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarović e ka shprehur hapur së fundmi frikën që ka se mos preket nga kanceri. Sipas mediave vendase ajo ka kryer disa vizita në një spital në Zagreb në janar, ndërsa të premten e kaluar ka bërë një kontroll në një klinikë private.

Sipas mediave të huaja, ky informacion është konfirmuar edhe nga zyra e saj. Zëdhënësja Ivana Crnic ka thënë se Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte në infuzion dy herë në janar sepse ajo kishte një virozë dhe i duhej të bënte punën e saj dhe të shkonte në Turqi.

Ndërsa sa i përket kontrollit të premten e kaluar, Crnic konfirmoi se presidentja kreu kontrollin në një klinikë private.

Lidhur me këtë, mediat kroate kanë thënë se presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç konfirmoi se ajo ishte në infuzion dhe masa parandaluese.

“Për fat të keq, kam disa predispozita gjenetike. Nga katër gjyshërit e mi, tre vdiqën nga kanceri. Kështu, unë çdo vit i bëjë gjirit rezonancë dhe organeve të brendshme”, ka thënë Grabar-Kitaroviç gjatë një vizite zyrtare në Turqi.

Ajo ka shtuar se ajo rregullisht shkon në kontrolle vjetore parandaluese, gjë të cilën edhe e avokon në publik. Kitarovvi njihet edhe si mikja e madhe e popullit shqiptar, pasi ajo gjithmonë e  ka vendosur theksin te raporti vëllazëror që dy kombet tona kanë me njëri-tjetrin.