Lëkundje të forta tërmeti u shënuan në orën 11:52 minuta.
Epiqendra e tërmetit është 39 km në perëndim të Tiranës dhe 19 km në veri perëndim të Shijakut.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1.
Dy lëkundje të tjera u shënuan rreth orës 11: 25 dhe 11: 22 me magnitudë 3.3 dhe 4.
“Nga ecuria e aktivitetit sizmik, pas goditjes kryesore do të ketë pasgoditje me magnituda më të vogla, asnjëherë nuk është arritur një pasgoditje që të barazojë magnitudën e kryesores. Aq më tepër për zonën e Tiranës nuk duhet të ketë panik, pasi nëse intensiteti është i theksuar në epiqendër, në Tiranë ndihet 1 shkallë më e ulët, kështu që efektet janë të pallogaritshme”, sqaroi për mediat sizmologu Rrapo Ormeni.
Sizmologu nënvizoi se “nuk duhet të ketë panik mes popullsisë, pasi pasgoditjet janë proces normal dhe të parrezikshme pas tërmetit kryesor”.