Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 zbërtheu me detaje se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë, duke lënë pas shumë viktima.
Sipas saj, shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali. Mësohet se gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për miliona euro tha gazetarja Lala, ndërsa gazetari Zhabina foli për një shumë prej 3 milion eurosh, që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur.
Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrasjen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.
“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjem sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin.
Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”,- tha Lala.