Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në total janë kryer 1405 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar 302 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.