Kryesore Tre të vdekur nga Covid, në ulje rastet e reja

Tre të vdekur nga Covid, në ulje rastet e reja

Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Viktimat janë nga Elbasani, Cërriku dhe nga Fieri të moshave 51-84 vjeç.

Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1862 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 37 qytetarë, duke vijuar kështu trendin në ulje të rasteve të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.