Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë ku janë përplasur 3 makina dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Viktimat janë Tonin Mëhilli rreth 54 vjeç, oficer policie ne burgun e Peqinit, i cili ishte drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe çifti i bashkëshortëve Bajram dhe Merushe Koni, pasagjere në një automjet tjetër.
Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe 2 persona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit. Njëri nga të plagosurit është një fëmijë vetëm 10 vjeç.
Shkak është bërë shpejtësia, një parakalim i gabuar dhe lagështia në rrugë.