Aktualitet “Trekëndëshi”/ 11 të arrestuar dhe 4 në kërkim, ja çfarë zbuloi hetimi...

“Trekëndëshi”/ 11 të arrestuar dhe 4 në kërkim, ja çfarë zbuloi hetimi në Gjirokastër (VIDEO)

Në sajë të operacionit të koduar “Trekëndëshi”, janë proceduar penalisht 25 persona nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim ndërsa 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë finalizimit të operacionit më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për personat:

– B.S., 45 vjeç, E.Sh., 41 vjeç, B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, dhe – T.D., 35 vjeç, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

***

Ndërsa për katër persona të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit  janë  proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Njoftimi i Policisë

Gjirokastër

Operacioni i gjerë antidrogë në të gjithë qarkun Gjirokastër, i koduar “Trekëndëshi”.

Operacioni me kohëzgjatje 6 mujore.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së zhvillimit të operacionit janë proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë zhvillimit të operacionit është kapur dhe një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fier për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë finalizimit të operacionit më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për shtetasit:

– B.S., 45 vjeç,  banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”.(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

– E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”;

– B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– T.D., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa për katër shtetas të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit  E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit  janë  proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor “Trekëndëshi”, prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

– Në datën 24.05.2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

– Në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike” shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

– Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

– Në datën 08.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– Në datën 09.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve  të kryera  u kap shtetasi i shpallur në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas  iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Operacioni vijon.