Zbulimet rreth një prej fenomeneve më ekzotike në univers, vrimës së zezë, fituan çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë për një treshe shkencëtarësh, njoftoi sot Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Roger Penrose, i lindur në Britani do të marrë gjysmën e çmimit 10 milion korona (1,1 milion dollarë) për zbulimin se ”formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit”, parimi i bërë i famshëm nga Albert Ajnshtajni.
Gjysma tjetër do të shkojë për Reinhard Genzel, i lindur në Gjermani dhe shtetasin amerikan Andrea Ghez, gruaja e katërt që fiton çmimin, për “zbulimin e një objekti kompakt supermasiv në qendër të galaktikës sonë”.
“Zbulimet e laureatëve të këtij viti kanë hapur një terren të ri në studimin e objekteve kompakte dhe supermasive”, lexohet në një deklaratë nga akademia.