Aktualitet Riatdhesohen 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë

Riatdhesohen 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë

Janë riatdhesuar, sot në Rinas, 25 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë. Policia njofton se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

“Me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që janë shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, Policia u bën apel qytetarëve që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Shengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare”.