Kryesore Tri viktima dhe 152 raste të reja me COVID në Shqipëri

Tri viktima dhe 152 raste të reja me COVID në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima me COVID-19. Kanë humbur jetën një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza, një 67-vjeçar nga Klosi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e fundit janë kryer 1008 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë.

Ndërkohë janë shëruar 194 persona duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Rastet e fundit pozitive:

45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.