Kryesore Tri viktima nga koronavirusi, ulet numri i rasteve të reja

Tri viktima nga koronavirusi, ulet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë raporton se 3 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe.

Rastet e reja– Në 24 orët e fundit, janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Janë 7431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.