Një sasi lënde plasëse iu vendos makinës së një gruaje orët e vona të kësaj të premteje në Tiranë.
Makina Range Rover në pronësi të R.K, ndodhej e parkuar në zonën e Komunës së Parisit, kur shpërtheu. Shkaqet e vendosjes së eksplozivit nuk dihen, ashtu sikurse dhe autorët. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.
“Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes“, tha Policia në një njoftim paraprak për mediat.