Vetrata anësore e një marketi në Kamzë është dëmtuar për shkak të shpërthimit të lëndëve plasëse.
Burime nga policia konfirmojnë se tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë.
Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017.
Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve.
Përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre.