Lewis Hamilton ka fituar edhe Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1, duke arritur në finish para të gjithë pilotëve të tjerë, madje me një avantazh prej 6.5 sekondash nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas.
Kjo është fitorja e dytë e Hamilton në tre garat e para të këtij sezoni në Formula 1, duke u ngjitur edhe në krye të renditjes së pilotëve. I dyti në Kinë u rendit Bottas, ndërsa menjëherë pas tij në finish arriti piloti i Ferrarit Sebastian Vettel.
Pas gjermanit në këtë garë u rendit makina Red Bull e Max Verstappen, ndërsa vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të Ferrarit Charles Leclerc.
Gara rezultoi e lehtë për britanikun Hamilton, i cili arriti ta kalojë që në fillim shokun e tij të skuadrës dhe thuajse për asnjë moment nuk u vu në vështirësi deri në xhiron e fundit.