Kryeministri kanadez, Justin Trudeau do të qëndrojë në pushtet dhe për një mandat tjetër, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën një ditë më parë.
Kësaj radhe, kryeministri Trudeau nuk do të ketë një mazhorancë absolute pasi fitoi 156 vende nga 338 që ka në total parlamenti. Liberalët ishin të paktën 14 mandate më pak nga 170 karrige që janë të nevojshme për mazhorancën.
Pas projeksioneve fillestare, kryeministri Trudeau doli para mbështetësve të tij dhe i falënderoi që treguan se kishin ende besim tek ai.
Justin Trudeau erdhi në pushtet në vitit 2005 si një figurë karizmatike premtuese. Ditë pas dite popullariteti i tij filloi të goditej pas publikimit të disa fotove ku ai shfaqej i lyer me të zezë dhe mënyrës së trajtimit të një çështje të korrupsionit të koorporatave.