Vizita e Presidentit Donald Trump në Angli është shoqëruar me masa të rrepta sigurie.
“Daily Mail” shkruan se qeveria britanike ka shpenzuar rreth 25 milion paund vetëm për sigurinë e tij.
Presidenti Donald Trump u shoqërua nga 14 makina, ndërsa “bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump, është e vështirë të sulmohet. Bëhet fjalë për makinën 1.5 milion dollarëshe, e cila iu prezantua presidentit gjatë vitit të kaluar, kur zëvendësoi një “Cadillac One” që e kishte përdorur ish-presidenti amerikan, Barack Obama.
Modeli më i ri i “bishës” është i pajisur me teknologjinë më moderne, xhamat i ka të blinduar, gomat nuk shpohen dhe brenda kabinës ka telefon satelitor.
Nëse dikush hap derën e makinës dhe është i pa autorizuar, pëson një goditje prej 120 volt që mund të tronditet dhe rrëzohet.
Qindra agjentë të shërbimit të fshehtë amerikan dhe britanik, ishin angazhuar ndërkohë në rrugët e Britanisë. Gjithçka, për të siguruar njeriun më të rëndësishëm të planetit.