Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përfundoi përpara kohe intervistën e tij që pritej të ishte 60 minuta sepse “nuk i pëlqyen pyetjet e vështira” të paraqitura nga gazetarja e CBS Lesley Stahl, e cila e pyeti atë për përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit dhe vuri në dyshim madhësinë e turmave në tubimet e fushatës.
Presidenti u largua nga intervista pas 45 minutash, duke i thënë rrjetit se besonte se i kishte dhënë atyre mjaft material para se t’i akuzonte për njëanshmëri ndaj rivalit demokrat Joe Biden.
Trump më vonë kërcënoi të shfaqte pamjet e intervistës para kohës së saj të planifikuar për të dielën, në një përpjekje për të ekspozuar intervistën “e rremë dhe të njëanshme”.
Burimet i thanë Washington Post, të martën vonë, se Trump e kishte ndërprerë intervistën sepse ai ishte i pakënaqur me qasjen e vështirë të Stahl. Gazetarja raportohet ta ketë paralajmëruar kreun e Shtëpisë së Bardhë nëse ai ishte “gati për një intervistë të vështirë”, përpara se ta pyeste atë për administrimin e pandemisë, replikat me Anthony Fauci dhe deklaratat lidhur me Guvernatorin Demokrat të Miçiganit Gretchen Whitmer.
Ajo solli në vëmendje akuzat kundër djalit të Joe Biden, Hunter, ku presidenti i ka përdorur gjatë fushatës duke kërkuar të portretizojë Biden-it si një ‘familje krimi’ vetëm disa ditë para zgjedhjeve.
Stahl gjatë intervistës i tha Trump pretendimet kundër Hunter ishin të paverifikuara dhe se administrata Obama nuk spiunoi fushatën e tij, thanë personat e brendshëm.
Rreth 45 minuta më vonë, Trump i tha stafit të tij, “Unë mendoj se kemi mbaruar, a jeni dakord?” para se të dilte nga dhoma për t’u ankuar te ndihmësit e tij.
Trump thuhet se u tha atyre se Biden, i cili u intervistua nga rrjeti më parë, kishte pasur një intervistë më të lehtë dhe besoi se pamjet video të diskutimit të tij me Stahl do të priteshin për “ta bërë atë të dukej keq”.