Presidenti i SHBA, Donald Trump do të donte të vizitonte Gjermaninë, theksoi ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell.
“Nuk e di kur, por më tha, se dëshiron të vijë, të shohë shtëpinë e tij të paraardhësve”, shtoi Grenell.
Gjyshërit nga babai të presidentit Trump janë nga fshati Rhineland-Palatinate, në Kallstadt, me një popullsi prej 1 200 banorësh, i njohur mirë për verërat e tij.
Presidenti i SHBA ka vizituar Gjermaninë kur mori detyrën dy vjet më parë dhe kur mori pjesë në samitin e G20 në Hamburg, në korrik 2017, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka vizituar Trumpin dy herë në Uashington.