Trump ka marrë vendimin për zëvendësimin e gjykatëses Ruth Bader Ginsburg. Sipas burimeve të konfirmuara nga Neë York Times, vendin e një prej ikonave të ligjit amerikan, që ulej në postin e rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë (Supreme Court) dhe ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, do ta marrë një tjetër grua, por me vizion pothuajse të kundërt.
Bëhet fjalë për 48-vjeçaren Amy Coney Barrett, që deri më tani ndodhej në Gjykatën e Apelit të Çikagos. Aty ku Ginsburg ishte simbol i liberalizmit, Coney Barret është një nga figurat emergjente të konservatorizmit.
Katolike praktikante, gjykatësja që pritet të mbajë një nga vendet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka patur në të kaluarën pozicione ndaj emigracionit dhe abortit që kanë krijuar debate dhe janë kritikuar nga demokratët.
Edhe pse vendimi është i marrë, mungon ende firma e presidentit që zyrtarizon kandidaturën. Presidenti amerikan do mundohet të mbyllë procesin para zgjedhjeve të 3 Nëntorit, por Demokratët premtojnë luftë, duke deklaruar se emërimin duhet ta kryejë kandidati që do të dalë fitues, dhe jo presidenti në ikje.
Një emërim i një konservatori do të zhbalanconte ekuilibrin delikat të Gjykatës së Lartë për të paktën një dekadë, me efekte të drejtpërdrejta në disa nga betejat sociale më sensitive, duke filluar nga aborti, armët dhe diskriminimi.