Presidenti Donald Trump godet Facebook, Google, Twitter, duke thënë se gjigandët e teknologjisë janë ‘në anën e Demokratëve të Majtë Radikalë’
Trump tha të martën se platformat e mëdha të teknologjisë, Facebook, Google dhe Twitter, ishin në anën e majtë së bashku me gjithë “mediat e korruptuara”.
“Por mos kini frikë, ne do të fitojmë gjithsesi, ashtu siç kemi bërë më parë!”, deklaroi ai. Bashkë me këtë deklaratë, ai bashkangjit dhe hashtagun e tij, tashmë të personalizuar, ‘#MAGA’.
MAGA i referohet sloganit të tij të fushatës 2016, “Make America Again Again.” Nuk është e qartë se çfarë u referohet në mënyrë specifike Trump, por tre kompanitë e teknologjisë, janë në qendër të vëmendjes javët të e fundit nga ligjvënësit, duke përfshirë një padi prej 250 milionë dollarë kundër Twitter.
Ankesat e Trump vijnë pasi ai kaloi pjesën më të madhe të fundjavës në Twitter, ku ai sulmoi mes të tjerash edhe Senatorin John McCain të Arizonës, General Motors dhe “Saturday Night Live”.