Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, një besnike e njohur e Presidentit Donald Trump i cili e kanalizoi shpirtin e tij luftarak kundër mediave të lajmeve, do të largohet nga puna në fund të muajit për një të ardhme të mundshme politike në shtetin e saj në Arkansas, tha Trump të enjten.
Largimi u zyrtarizua nga vetë presidentit Trump në rrjetin social Twitter.
“E mrekullueshmja jonë Sarah Sanders do të lërë Shtëpinë e Bardhë dhe kthehet në vendlindje në Shtetin e Arkansasit në fund të muajit”, shkruante në një postim në Twitter Trump, duke shtuar se shpresonte që një ditë ajo të ishte kandidate në funksionin si guvernatore e këtij shteti, një post që ka mbajtur i ati i saj, Mike Huckabee.
Sanders, e cila ka punuar me Trump që nga fillimi i karrierës së saj të pazakontë duke u bërë një figurë publike kombëtare me kohë të plotë, është e fundit në një linjë të gjatë të këshilltarëve të lartë që largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ajo ka krahasuar shumë shpesh median me sjelljen e tre fëmijëve të saj të vegjël dhe ka mbështetur gjithmonë mendimin e Trump se shtypi është “armiku i popullit”.
Me kalimin e kohës, Sanders u tërhoq nga deklaratat, duke frustruar kështu gazetarët dhe dhënë fund traditës së gjatë të konferencave ditore të shtypit. Trump preferoi të merrte vetë pyetjet nga gazetarët dhe të komandonte skenën e Shtëpisë së Bardhë duke drejtuar Sanders me pjesën tjetër të stafit në shfaqje televizive në mbrojtje të politikave të tij.
Duke qenë se nuk realizonte më konferenca shtypi ajo ishte më shumë e dobishme për median prapa skenave. Ajo e quajti punën “nderin e jetës“, por tha se ishte e etur të kalonte kohë me fëmijët e saj, të cilët tani përfundonin shkollën. Roli i Sanders ishte shndërruar në atë të një këshilltari të lartë dhe të besueshëm të presidentit.