Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dërguar një letër të shkurtër homologut të tij rus Vladimir Putin për Marrëveshjen e Forcave Bërthamore të Shkallës së Mesme (INF), tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Trump ka dërguar një letër të shkurtër ku thotë se ata janë të gatshëm të vazhdojnë angazhimin e tyre në gjetjen e mënyrave për të kapërcyer problemet në marrëdhëniet tona,” tha Lavrov në një paraqitje televizive, cituar nga Interfax.
Letra ishte në përgjigje të ofertës së Putinit për të vendosur një moratorium për zhvillimin e raketave të ndaluara nga marrëveshja bërthamore e intervalit të mesëm, shtoi ai.
SHBA zyrtarisht braktisi marrëveshjen INF me Rusinë në gusht, duke pretenduar se Moska po shkelte marrëveshjen dhe kishte vendosur tashmë një lloj rakete të ndaluar, të cilën Kremlin e mohon.