Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA
Në një seri postimesh në “Twitter”, Trump tha se zyrtarët e emigracionit do të nisin javën e ardhshme, procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
“Këta njerëz, do të dëbohen sa më shpejt”, ka qenë deklarata e Trump.
Shtetet e Bashkuara përballen me një fluks të madh emigrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe vende të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore. Numri i tyre thuhet se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për ti akomoduar e dhe për të përpunuar të dhënat.
Emigracioni ka qenë temë qendrore e fushatës së Trumpit në vitin 2016. Trump pritet të shpallë kandidaturën për rizgjedhje në vitin 2020 dhe kjo temë me shumë gjasa, do ta dominojë sërish fushatën e tij.